
Marash Kumbulla është jashtë fushave që prej 29 prillit të këtij viti. Ndeshja e fundit që mbrojtësi kuqezi ishte në fushë, ishte ajo kundër Milanit, sfidë në të cilën shqiptari pësoi dëmtimin në atë përplasje me Olivier Zhiru.
Por duket se Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm të vihet nën urdhërat e Zhoze Murinjos. Lojtari është stërvitur rregullisht me ekipin këto ditë dhe në videon e postuar në rrjetet sociale nga klubi, fokusi ka qenë edhe mbi futbollistin kuqezi, i cili ishte pjesë e të gjitha ushtrimeve si shokët e skuadrës.
Mediat pranë klubit insistojnë se Murinjo po mendon që të mbajë Kumbullën në pankinë për ndeshjen e kësaj fundjave, që është shumë e rëndësishme për Romën, pasi e vendos përballë Fiorentinës. Të dy skuadrat kanë synime të luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve dhe një rezultat pozitiv do të ishte shumë i rëndësishëm për verdhekuqtë.
Prosegue il lavoro a Trigoria ????????#ASRoma pic.twitter.com/oAUqEwKTtS
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 6, 2023
Lini një Përgjigje