
Një bluzë e një prej yjeve të Anglisë është një kujtim për t’u mbajtur mend, aq më tepër në një edicion të kualifikueseve të Botërorit historik për Shqipërinë. Ndaj disa futbollistë të Kombëtares shqiptare nuk kanë pritur fundin e ndeshjes kur këmbehen zakonisht fanelat mes futbollistëve.
Që në momentin kur gjyqtari vërshëlleu për pushimin mes pjesëve, disa lojtarë duke dalë nga fusha këmbyen bluzat e tyre.
Për shembull Asllani e këmbeu me Xhud Bellingam, me të cilin kishte pasur disa duele gjatë ndeshjes. Ndërsa Ivan Balliu ndërroi fanelën e tij me Ebereçi Eze teksa dilte nga fusha.
Lini një Përgjigje