Sport 3 Mars 2023, 16:47

Ndëshkohet me karton të kuq pas vetëm 5 sekondash lojë, sulmuesi 19-vjeçar hyn në histori (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndëshkohet me karton të kuq pas vetëm 5 sekondash lojë,

Sulmuesi 19-vjeçar jordanez, Baker Kamal Kalbuneh, ka hyrë në histori këtë javë për një karton të kuq shumë të rrallë, pasi është ndëshkuar me një të tillë pas vetëm 5 sekondash lojë.

Kalbuneh ishte titullar me Jordaninë U-20 ndaj Taxhikistanit në Kupën e Azisë U-20 këtë të enjte. Por fillimi i ndeshjes për të nuk mund të ishte më i keq. Që në vërshëllimën e parë, ai u nis për të goditur topin në një duel, por në vend të tij gjeti kokën e një kundërshtari.

Goditja ishte e tmerrshme dhe nuk ishte çudi që gjyqtari i tregoi menjëherë kartonin e kuq futbollistit i cili protestoi, por më pas u detyrua të linte fushën e lojës. Për fatin e tij të mirë, Jordania ia doli të fitonte edhe me 9 lojtarë me shifrat 2-0.

baker kamal kalbuneh sulmuesi jordanez