TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2025, 16:57

Në pritje të zyrtarizimit te Milani, Duka uron Igli Taren: Do i rikthesh lavdinë 'djallit'

Shkruar nga Pamfleti

Në pritje të zyrtarizimit te Milani, Duka uron Igli Taren: Do i

Milani po përgatitet të hapë një kapitull të ri në strukturën e tij menaxheriale, me Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, që ka nënshkruar kontratën për të marrë rolin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi. Sipas burimeve të fundit nga Italia, zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, duke shënuar një lëvizje të rëndësishme për “Djallin” në prag të sezonit 2025-2026.

Tare, 51-vjeçari shqiptar i cili la një gjurmë të pashlyeshme gjatë 18 viteve te Lazio, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Milanin, me një opsion për zgjatje për një sezon të tretë. Marrëveshja, e cila i garanton atij një pagë prej 800,000 eurosh në vit, konsiderohet një hap strategjik për të ringjallur ambiciet e klubit kuqezi, që synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian pas një sezoni zhgënjyes.

Ndërkohë që pritet zyrtarizimi nga klubi i Milanit, kreu i FSHF-së Armand Duka ka uruar zyrtarisht drejtorin shqiptar Igli Tare për detyrën e re.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.

Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare. Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën”, shkruan Duka.

Lini një Përgjigje