Sport14 Mars 2023, 20:56

Nën sanksione që pas nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ndryshon “kontinent”, bojkoton FIFA-n dhe UEFA-n

Shkruar nga Pamfleti

Nën sanksione që pas nisjes së luftës në Ukrainë,

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, ekipi i futbollit dhe klubet nga Rusia, si dhe shumica e sportistëve nga ky vend, janë nën sanksione.

Rusët janë të pakënaqur me vendime të tilla, duke besuar se atletët nuk duhet të vuajnë për shkak të politikës. Megjithatë, FIFA dhe UEFA, organizatat kryesore të futbollit botëror dhe evropian, mbetën të palëkundura.

Megjithatë, Rusia mund t'i japë një goditje të madhe UEFA-s. Më herët kishte lajme se Rusia mund të largohej nga UEFA dhe të anëtarësohej në Konfederatën e Futbollit Aziatik. Nëse e kanë patur seriozisht apo jo e thotë lëvizja e fundit.

Rusia do të marrë pjesë në kampionatin e Azisë Qendrore, ku marrin pjesë tetë kombëtare. Në turneun CAFA do të luajnë Irani, Uzbekistani, Kirgistani, Taxhikistani, Afganistani dhe Turkmenistani, ndërsa përzgjedhja e tetë do të bëhet e ditur në periudhën e ardhshme, kur organizatorët të vendosin se kujt do t'i jepet “wild card”.

Turneu do të luhet nga data 9 deri më 21 qershor 2023, kështu që kjo do të thotë se Rusia do të luajë një ndeshje zyrtare pas një viti e gjysmë.

fifa uefa rusia