Sport29 Shkurt 2024, 19:36

Ngjarje e rëndë në “Stamford Bridge”, tifozi i Lidsit bie nga tribuna duke festuar golin në ndeshjen e Kupës së Anglisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në “Stamford Bridge”, tifozi i Lidsit

Një incident i rëndë është regjistruar në “Stamford Bridge” gjatë ndeshjes së 1/8-tave të Kupës së Anglisë mes Çelsit dhe Lids Junajtid të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2.

Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë, pasi skuadra e Lidsit shënoi golin e parë të ndeshjes.

Ambulanca ndërhyri menjëherë duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital, teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore.

Rreth kësaj ngjarje reaguan të dyja klubet, me Çelsin që shprehu të gjithë gatishmërinë për bashkëpunimin me autoritetet për të zbuluar më shumë rreth incidentit dhe rrethanava që ndikuan në rrëzimin nga lartësia të tifozit.

tifozi i lids junajtid kupa e anglisë