
Diant Ramaj është kthyer brenda pak kohësh në një emër që po ndiqet me interes nga skuadrat e mëdha të Europës. Portieri 22-vjeçar shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, po lë shenjë me paraqitjet e tij në radhët e Ajaksit në kampionatin holandez.
Ramaj u transferua në verë nga Eintrahti i Frankfurtit tek Ajaksi dhe shumë shpejt mori vendin e titullarit te klubi legjendar holandez. Ndonëse Ajaksi në këtë edicion nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme, paraqitjet e Ramajt kanë marrë vlerësime dhe sipas “Sport Bild”, ai ka përfunduar në listën e dëshirave të klubeve më të mëdha angleze.
Raportohet se Arsenali, Mançester Junajtid dhe Çelsi janë vënë në garë për Ramajn, i cili ka një kontratë deri në vitin 2028 me klubin holandez. Vlera e tij në treg aktualisht është vetëm 5 milionë euro ndaj klubet në fjalë janë gati të investojnë menjëherë për 22-vjeçarin, i cili duket se ka një të ardhme të sigurt në futbollin e rëndësishëm.
Lini një Përgjigje