TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 22:13

“Njeri i shitur”, tifogrupi ‘Flota kuq e zi’ reagon pas përjashtimit të kapitenit nga Flamurtari: Kumarxhiu Trashi, larg dallaverexhinjtë

Shkruar nga Pamfleti

“Njeri i shitur”, tifogrupi ‘Flota kuq e zi’ reagon pas

Flamurtari vendosi për përjashtimin e kapitenit Lorenc Trashi, pasi pretendon që shkaktoi me dashje penalltinë ndaj Bylisit në fund. Vlonjatët u mposhtën 2 me 1 nga Bylisi pas këtij episodi.

Së fundmi ka reaguar edhe grupimi që mbështet Flamurtarin. “Flota kuqezi” mbështet vendimin e presidentit Sinan Idrizi.

Komunikata e grupimit që mbështet Flamurtarin:

Turpi e ka emrin Trashi. Flota kuq e zi mbështet plotësisht vendimin e klubit për përjashtimin e kumarxhiut Lorenc Trashi.

Pas rasteve të dyshimta të përsëritura të kumarxhiut Lorenc Trashit, përjashtimi i tij është mëse i merituar!

Fanella e Flamurtarit më e rendësishme se këta individë. Do kujtohesh gjithmonë në Vlorë si njeri i shitur. Duam afër klubit tonë ata që e ndjejnë të luajnë për këtë fanellë, jo ata që e shesin, jo ata që shiten, jo dallaveraxhinjtë.

Larg dallaveraxhinjtë nga Flamurtari”, shkruan grupmi “Flota kuqezi”.

"flota kuq e zi" tifogrupi i flamurtarit lorenc trashi

Lini një Përgjigje