
Evertoni ka siguruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Çelsit në ndeshjen e javës së 31-të të Premier Ligë, duke thelluar krizën e skuadrës londineze pas disfatës në mesjavë ndaj PSG-së dhe eliminimit nga Champions League.
Skuadra vendase zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të. Sulmuesi nga Guinea, Beto, finalizoi saktë një asist të Xhejms Garner, duke i dhënë avantazhin Evertonit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Evertoni rriti ritmin dhe në minutën e 62-të ishte sërish Beto që gjeti rrugën e rrjetës, kësaj radhe pas një asistimi nga Idrisa Gueje.
Goli i tretë erdhi në minutën e 76-të, kur Iliman Ndiaje realizoi një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një asisti me kokë nga Beto, i cili ishte protagonisti absolut i sfidës.
Me këtë fitore, Evertoni ngjitet në vendin e shtatë me 46 pikë, duke mbetur në garë për një vend në Kupat e Europës, konkretisht në Ligën e Konferencës ose Ligën e Europës. Nga ana tjetër, Çelsi mbetet në vendin e gjashtë me 48 pikë.
Lini një Përgjigje