
Në një intervistë të fundit për mediat braziliane, Karlo Ançeloti ka folur për kohën e tij te Reali i Madridit si dhe ka zbuluar ndeshjen që vulosi largimin e tij nga klubi madrilen.
Edhe pse Reali është mundur 4 herë nga Barcelona këtë sezon, ndeshja që ka ndikuar në vendimin për largimin e Ançelotit nga Reali i Madridit ka qenë çerekfinalja në Champions League ndaj Arsenalit, aty ku madrilenët ndeshjen e parë u mundën 3-0.
“Pas humbjes në “Emirates” ndaj Arsenalit, fola me presidentin Florentino Perez dhe vendosëm bashkërisht që më e mira për ekipin ishte që unë të largohesha. Rezultatet e javëve të fundit nuk ishin ato që ne prisnim, loja po ashtu nuk ishte e mirë dhe e ndjeva se ishte koha e duhur që unë të bëja diçka. Si unë si Perez, kuptuam se ishte më mirë për Realin e Madridit që të bënte ndryshime”, tha Ançeloti.
Lini një Përgjigje