Sport20 Qershor 2024, 15:16

“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty”, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas barazimit me Kroacinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty”, vëllai

Mesfushori Klaus Gjasula u aktivizua në minutën e 72 të sfidës kundër Kroacisë.

Ndërsa në minutën e 76 ai shkaktoi autogol duke kaluar në avantazh kundërshtarët. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, mesfushori u kthye në hero duke shënuar golin e barazimit për Shqipërinë.

Ka pasur reagime të shumta për futbollistin, por ja si ka reaguar vëllai i tij, Jurgen Gjasula…

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa shpërthen në lot.

Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni, i cili dikur ka qenë mesfushor që ka luajtur prej vitesh në Gjermani por ka qenë grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jurgen Gjasula (@gjizzii_10)

klaus gjasula mesfushori shqiptar