TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 22:59

Nuk mjaftojnë bombat e Hamasit, Kosova mposht Izraelin me Milot Rashicën dhe "hedh në erë" kualifikimin e izraelitëve në 'EURO 2024' (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk mjaftojnë bombat e Hamasit, Kosova mposht Izraelin me Milot

Kosova triumfoi 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e "EURO 2024”. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, pavarësisht terrenit që vështirësonte një lojë normale. Gjithsesi,

“Dardanët” dolën në lojën e tyre me kalimin e minutave dhe ishin një rrezik konstant për portën kundërshtare. Asisti i Muriqit për Rashicën u shfytëzua në maksimum nga ky i fundit, për të zhbllokuar shifrat në minutën e 41. 


Në fraksionin e dytë, miqtë nga Izraeli dominuan në mbajtjen e topit, vetëm një gjuajtje në portë nuk mjaftoi për të vendosur ekuilibrat ndaj vendasve. Në minutën e 70, Rashani i shkoi afër golit, pa rezultat. 

Megjithatë, suksesi i sotëm shërben për ngritjen e moralit në ambientin "Dardan”, por në atë izraelit vjen si ‘bombë’ pasi ëndrrat për kualifikimin në "EURO 2024” kanë marrë një goditje të madhe. 

kosova izraeli kualifikueset e

Lini një Përgjigje