
Joana Sanz dhe Dani Alvesh nuk janë më bashkë. Modelja e njohur ka bërë me dije divorcin, nëpërmjet një letre. Shkak për këtë vendim janë bërë akuzat e fundit për ish-mbrojtësin brazilian, teksa thuhet se 39-vjeçari ka sulmuar seksualisht një femër.
“Ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë vendosi të më shfaqej në derën time. Mijëra “pse” pa përgjigje. Zgjodha si partner një person që më dukej perfekt. Ai më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka ndihmuar të rritem (…) Është e vështirë për mua të pranoj që i njëjti person mund të më bëjë copash.
Do të duhen vite të tëra për të harruar mënyrën se si më shihte. Sikur të isha fantastike. Po, jam e zonja, e pavarur, e zgjuar, besnike dhe njerëzore. Aq njerëzore sa pavarësisht dëmit që më shkaktoi, jam në anën e tij”, shkruan Joana Sanz. Alvesh ndodhet në burg që prej janarit.