TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 21:40

Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leaon e lënë nervat dhe ndëshkohet me karton të kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leaon e
Rafael Leao

Portugalia dhe Kili janë duke u përballur në një ndeshje miqësore në Lisbonë, me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Megjithatë, fundi i 45 minutave të para u shoqërua me tensione të forta në fushë, që çuan në përjashtimin e dy futbollistëve.

Incidenti nisi pas një ndërhyrjeje të ashpër të Faundez ndaj Zhoao Kançelos. Menjëherë pas aksionit, Rafael Leao ndërhyri në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij, duke u përplasur me mbrojtësin kilian Ivan Roman. Situata u përshkallëzua shpejt, teksa dy lojtarët u kapën fizikisht me njëri-tjetrin.

Arbitri italian Luka Zuferli reagoi menjëherë, duke ndëshkuar si Leaon ashtu edhe Romanin me karton të kuq, duke lënë të dy skuadrat me nga një lojtar më pak për pjesën e mbetur të takimit.

Ndërkohë, Portugalia vijon përgatitjet për Kupën e Botës, ku bën pjesë në Grupin K së bashku me Kolumbinë, Republikën Demokratike të Kongos dhe Uzbekistanin. Turneu pritet të ketë një rëndësi të veçantë për Kristiano Ronaldon, pasi konsiderohet Botërori i fundit në karrierën e tij dhe mundësia e fundit për të fituar trofeun e vetëm që ende mungon në palmaresin e tij.

rafael leao sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje