
Myrto Uzuni është padiskutim lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Granadan, duke shënuar thuajse çdo javë dhe po ndihmon skuadrën e tij të arrijë zonën Play-Off për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.
Faqja zyrtare e La Liga ka publikuar pak momente më parë kadidatët për Lojtarin e Muajit dhe nuk mund të mungonte 27-vjeçari shqiptar që ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e muajit shkurt. Në garë me të janë edhe Luis Rioja dhe Pedro Rodrigues, por më i avantazhuar është sulmuesi kuqezi.
View this post on Instagram