
Aventura e Kristiano Ronaldos tek Al-Nassr mund të konsiderohet kapitull i mbyllur sipas mediave angleze. Më tej, thuhet se ylli portugez ka nisur bisedimet me drejtuesit e Mançester Junajtid për mundësinë e rikthimit në “Old Trafford”.
Madje, 40-vjeçari luzitan është gati të pranojë ulje të ndjshme në pagë vetëm për t’u bashkuar me skuadrën ku bëri “bujë”. Edhe pse “ndarja” me Mançesterin në dhjetorin e vitit 2022 ishte e “dhimbshme”, Ronaldo beson se problemi kishte të bënte me ish-trajnerin Erik ten Hag.
Nëse kalimi te Junajtid ndodh gjatë orëve të ardhshme, do të ishte hera e tretë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të vishte fanelën e “Djajve të Kuq”, pas cikleve 2003-2009 dhe 2021-2022.
Gjatë kohës kur Mançester Junajtid drejtohej prej Sër Aleks Ferguson, Ronaldon fitoi gjithçka të mundshme, si në planin ekipor, ashtu edhe në atë individual.
Lini një Përgjigje