TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 19:02

Duka i vetëm drejt mandatit të 7, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton dokumentet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Duka i vetëm drejt mandatit të 7, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e dytë për vitin 2026, e cila kishte në fokus përgatitjen dhe miratimin e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet më 16 shkurt 2026.

Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi pasqyrat financiare për vitin 2025, si dhe buxhetin për periudhën 2026–2027, duke garantuar vijimësinë e planifikimit financiar dhe transparencën institucionale.

Po ashtu, u miratua raporti i aktivitetit të FSHF-së, ndërsa Komiteti Ekzekutiv vendosi edhe për emërimin e auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe kontrollit financiar.

 

komiteti ekzekutiv i fshf asambleja zgjedhore

Lini një Përgjigje