TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 19:24

Barcelona përgatitet për zgjedhje, Joan Laporta jep dorëheqjen si president i katalanasve

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona përgatitet për zgjedhje, Joan Laporta jep dorëheqjen si

Joan Laporta do të japë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Barcelonës të hënën më 9 shkurt. Laporta, ka deklaruar diçka të tillë, për të bërë kështu të mundur kandidaturën e tij për rizgjedhje në votimin e planifikuar për 15 mars 2026.

Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo periudhë është e rëndësishme për të ardhmen e klubit, ndërsa mirëpriti kandidatura si Viktor Font, Mark Ciria, Çavi Vilajoana dhe Joan Kamprubi Montal.

Laporta foli edhe për të ardhmen. Nëse ai fiton zgjedhjet, gjëja e parë që do bëjë është rinovimi i trajnerit Flik. Ndërsa jemi në muajin shkurt, Barcelona mbetet një nga skuadrat më të forta në Evropë dhe është ende në garë për katër tituj.

joan laporta presidenti i barcelonës

Lini një Përgjigje