Sport14 Maj 2023, 17:32

Seria A/ Napoli bën dhurata, Fiorentina bën detyrën ndaj Udinezes në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Napoli bën dhurata, Fiorentina bën detyrën ndaj Udinezes

Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për javën e 35 të Serisë A.

Monza ka bërë befasinë ndaj Napolit duke i mposhtur me rezultatin 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 18 nga Dani Mota dhe në minutën e 53, Petanja dyfishoi shifrat duke i dhënë 3 pikët Monzës.

Me 49 pikë, Monza shkon në vendin e nëntë.

Në "Artemio Franchi", Fiorentina fitoi 2-0 me Udinezen. Djemtë e Italianos shënuan qysh në minutën e 7 me Kastrovilin, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes ishte Bonaventura që dyfishoi shifrat. Me 49 pikë, Fiore shkon në vendin e tetë, teksa Udineze me 46 pikë mbetet në vendin e 12.

monza fiorentina napoli udineze seria a