TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 18:01

Shqetësim te kombëtarja shqiptare, fjalët e trajnerit të Bërnlit “trondisin” edhe Silvinjon për Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Shqetësim te kombëtarja shqiptare, fjalët e trajnerit të

Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Çelsit. Sulmuesi shqiptar do të mungojë në transfertën e Premier Ligës për shkak të një problemi fizik, duke humbur kështu përballjen ndaj ish-skuadrës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Bërnlit, Skot Parker, i cili sqaroi situatën e sulmuesit pas mungesës së tij në dy ndeshjet e javës së kaluar. Më herët, tekniku kishte lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një vendim teknik, por tashmë ka bërë të ditur se arsyeja lidhet me gjendjen fizike të lojtarit.

Nuk do ia dalë për fundjavën. Për të qenë të drejtë, po kalon një problem prej disa javësh dhe duhet të ndërhynim. Nuk do të jetë për shumë gjatë, shpresojmë për pak javë nga tani, por është e sigurt që nuk do të jetë i gatshëm për këtë fundjavë që të luajë në atë ndeshje”, u shpreh Parker.

Mungesa e Brojës ngre pikëpyetje edhe për Kombëtaren shqiptare, ku ai konsiderohet një nga titullarët potencialë për ndeshjet zyrtare të vitit 2025. Me sfidën ndaj Polonisë që afrohet brenda një muaji, sulmuesi është në garë me kohën për të rikuperuar plotësisht formën fizike.

Aktualisht nuk ka një afat të saktë për rikthimin e tij në fushë, por sipas deklaratës së trajnerit, pritet që mungesa të zgjasë disa javë. Gjendja e tij do të ndiqet nga afër si nga klubi, ashtu edhe nga stafi teknik i Kombëtares.

armando broja sulmuesi i kombëtares skot parker trajneri i bërnlit

Lini një Përgjigje