Sport 7 Mars 2023, 21:31

Shtyhet ndeshja e Champions League, autobusi Dortmundit “ngec” në trafik

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet ndeshja e Champions League, autobusi  Dortmundit “ngec”

Ashtu si dhe në finalen e madhe të UEFA Champions League, ku ndeshja u vonua për rreth 30 minuta për shkak të trafikut të rënduar në rrugët e Parisit, një gjë e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme.

Përballja Çelsi-Borusia Dortmund do të startojë me 10 minuta vonesë, kjo për arsye se autobusi i gjermanëve u vonua për shkak të trafikut të rënduar në Londër, gjë që solli shtyrjen prej 10 minutash nga UEFA me takimin që do të startojë në orën 21:10.

borusia e dortmundit Çelsi champions league