Sport 7 Mars 2023, 21:11

Kristiano Ronaldo i akuzuar për tradhti, Xheorxhina Rodriguez flet për marrëdhënien me CR7

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo i akuzuar për tradhti, Xheorxhina Rodriguez flet për

Xheorxhina Rodriguez ishte së bashku me fëmijët e tyre në stadium në ndeshjen Al Nasr-Al Batin (3-1). Modelja postoi foto nga ndeshja ku shfaqet e gjithë familja, Alana Martina, binjakët Eva dhe Mateo, si dhe e vogla Bela Esmeralda.

Me këtë gjest, Xheorxhina tregoi mbështetje për portugezin, pas thashethemeve për një krizë në marrëdhënien e çiftit. Dy gra pretenduan se kishin kryer marrëdhënie seksuale me Kristiano Ronaldon. E para që bëri deklaratat ishte modelja kiliane, Daniela Çavez, më pas iu bashkua influencuesja venezueliane Xheorxhilaja.

Por futbollisti ka mohuar çdo akuzë se ka pasur marrëdhënie me dikë tjetër përveç partneres së tij, Xheorxhina Rodriguez, dhe shtoi se çdo koment mbi këtë temë është “i rremë dhe shpifje”.

Daniela Çavez siguroi se ka video që vërtetojnë se ka kryer marrëdhënie me Kristianon. Nga ana e saj, Xheorxhilaja zbuloi se takimi i saj intim me CR7 ishte para fillimit të Kupës së Botës në Katar 2022.

Ishte konsensuale nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar, për shkak të famës dhe fuqisë së Kristianos”, tha ajo.