Sport 3 Mars 2023, 18:01

Shuhen shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës për ta patur në kombëtare, Hansi Flik gati të marrë te “Pancerat” Mërgim Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Shuhen shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës për ta patur

Mërgim Berisha ishte një nga prodhimet më të mira të repartit ofensiv gjerman në vitet e fundit. Prej vitesh, “Pancerat” vuanin për një bomber tipik me Myler dhe Havertz që shpeshherë kanë bërë 9-shin fals. Performancat e Berishës me Salcburgun në Champions League e prezantuan atë në mënyrën më të mirë në skenën europiane, teksa me Gjermaninë U-21 ishte titullar i padiskutueshëm.

Tani është pjesë e Augsburgut në Bundesligë dhe në 16 ndeshje regjistron 6 gola e 4 asiste. Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, deklaroi pardje se në ndeshjet e ardhshme do të ketë prurje të reja dhe mediat vendase kanë zbuluar disa emra që pritet të bëjnë debutimin, mes tyre është edhe sulmuesi 24-vjeçar.

Në këtë mënyrë, shuhen shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës për shërbimet e tij, teksa para pak kohësh flitej për një afrim të mundshëm të Berishës te përfaqësuesja “Dardane”.

mërgim berisha sulmesi shqiptar hansi flik gjermania