
Trajneri i PSG-së, Kristof Galtier konfirmoi këtë të premte në një konferencë për shtyp se Nejmar nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të Champions League kundër Bajernit të Mynihut.
“Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantës dhe Bajernit të Mynihut, ne nuk do të kemi në dispozicion Nejmarin. Nuk është një mungesë banale, por tepër e rëndë për ne”, është shprehur Galtier.
PSG humbi në Paris ndeshjen e parë ndaj Bajernit me rezultatin minimal 0-1. Sfida e kthimit do të luhet në Gjermani dhe Galtier e di shumë mirë se për të mposhtur një ekip si bavarezët do të duhet një repart ofensiv i kompletuar.