Sipas raportimeve të publikuara në media ndërkombëtare, Katari dyshohet se financoi praninë e rreth 2 mijë personave për të mbështetur kombëtaren vendase dhe për të krijuar atmosferë në stadiume.
Raportimet pretendojnë se këta tifozë përfituan paketa "All-Inclusive", të cilat përfshinin biletat e avionit, akomodimin në hotele dhe hyrjen në ndeshje. Për më tepër, para çdo takimi ata pajiseshin me fanellën e kombëtares së Katarit, shall, flamur dhe aksesorë të tjerë, me qëllim që të shfaqeshin si mbështetës të rregullt në tribunat e stadiumeve.
Sipas të njëjtave burime, një pjesë e këtyre personave nuk kishin ndjekur më parë ndeshje futbolli në stadium, madje disa prej tyre nuk kishin qenë kurrë tifozë aktivë të këtij sporti. Kjo ka nxitur diskutime mbi autenticitetin e atmosferës së krijuar gjatë ndeshjeve të kombëtares vendase.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e Katarit apo nga FIFA. Çështja ka vazhduar të jetë objekt diskutimesh në media dhe rrjete sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të mbështetjes së tifozëve gjatë turneut.
Lini një Përgjigje