Sport28 Maj 2023, 19:47

Tension i pashmangshëm pas sfidës Flamurtari-Korabi, arbitri goditet me shishe kokës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tension i pashmangshëm pas sfidës Flamurtari-Korabi, arbitri goditet

Korabi është skuadra që do të ndeshet me vendin e 8 të Superiores për t’u ngjitur në elitë, pas fitores 1-2 kundër Flamurtarit. 

Gjithsesi tensioni nuk mungoi, me tifozët vlonjatë që nuk u kënaqën me këtë rezultat. 

Pas fundit të sfidës, arbitri Juxhin Xhaja u shoqërua për t’u futur në tunel, teksa shishet që fluturuan nga tribuna drejt tij nuk munguan. 

Xhaja u bë protagonist pas një sherri që ndodhi nga të dyja skuadrat, duke ndëshkuar katër lojtarë me kartonë të kuq. 
  

korabi flamurtari arbitri i ndeshjes