
Shqipëria fitoi në transfertë 1- 0 ndaj Andorras, duke siguruar vendin në “play-off” për Kupën e Botës. Ky rezultat shkaktuar jo vetëm gëzim dhe festë, por edhe momente të tensionuara për sulmuesin Armando Broja.
Media britanike “The Sun”, ka vënë theksin tek gjendja emocionale e futbollistit, i cili u pa i përlotur pas ndeshjes.
“Sulmuesi në shok! Ish-ylli i Chelseat, Armando Broja, shpërthen në lot dhe ngushëllohet nga shoku i ekipit pas fitores së madhe të Shqipërisë”, shkruan tabloidi.
Broja u ul i dëshpëruar në pankinë pasi u zëvendësua para minutës së 60, në një moment kur ndeshja ishte ende pa gola. Pas fitores, sulmuesi nuk iu bashkua festës së ekipit, duke qenë lojtari i vetëm që qëndroi mënjanë.
Në fushë, Elseid Hysaj u afrua për ta mbështetur, ndërsa më pas u përpoqën ta ngushëllonin edhe drejtues të FSHF-së, përfshirë nënkryetarin Lutfi Nuri.
Broja, 26 vjeç, i cili këtë verë iu bashkua Burnley-t për 20 milionë paund, nuk ka arritur ende të shënojë në shtatë paraqitje me klubin anglez.
“The Sun” rikujton edhe karrierën e tij në akademinë e Chelseat, 16 vitet në Londër dhe huazimet e shumta para largimit drejt Premier League.
Pavarësisht emocioneve personale, Broja është pjesë e një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, teksa Kombëtarja kërkon të shkruajë historinë në kualifikueset drejt Botërorit 2026.
Ky lojtar është kokrra dembelit. U rrit ne Akademine e Chelsea, arritur ku arriti e pasi siguroi jeten me kontraten e fundit ia vari futbollit. Jo po u demtua, jo po u vra, jo po u plagos e tani merr rrogen qyl. Goxha djale qe ta kesh zili e hiç është. O I kane dhene doren e mbeshtetur traineret e Chelsea ketij djali o nuk i dhene kujt.