TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 16:18

Vendoset përfundimisht e ardhmja e Ernest Muçit, Trabzonspori merr vendimin më shpejt se pritej

Shkruar nga Pamfleti

Vendoset përfundimisht e ardhmja e Ernest Muçit, Trabzonspori merr

Ernest Muçi do të jetë pjesë e Trabzonsporit edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të medias turke “Haber TS”, drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për të blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Burimet bëjnë me dije se Trabzonspori do ta shlyejë detyrimin ndaj Beshiktashit me disa këste. Kësti i parë, i cili do të hapë rrugën për zyrtarizimin e transferimit, pritet të paguhet para përfundimit të sezonit aktual.

Muçi ishte transferuar fillimisht në formë huazimi, ndërsa për këtë marrëveshje Trabzonspori kishte paguar 1 milion euro në arkën e Beshiktashit.

Që nga fundi i muajit nëntor, Muçi është shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së drejtuar nga Fatih Teke. Sipas raportimeve, trajneri ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të qëndrimit të përfaqësuesit shqiptar në ekip, duke këmbëngulur pranë drejtuesve për blerjen e tij përfundimtare.

Trabzonspori pritet ta zyrtarizojë së shpejti blerjen e Muçit, e cila do të përbënte edhe lëvizjen e parë zyrtare të klubit për sezonin 2026–2027.

Deri në një konfirmim zyrtar nga klubet përkatëse, informacioni mbetet në kuadër të raportimeve mediatike.

ernest muçi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje