
Bomba e merkatos së Igli Tares do të jetë Luka Modriç. Në Itali tashmë nuk kanë më dyshime, sipas ekspertit të merkatos, Xhanluka Di Marcio, mesfushori kroat do të firmosë deri nesër, më 4 qershor, me kuqezinjtë. Bëhet me dije se një kontratë 1 vjeçare është gati për të. Shifra? 3-3.5 milionë neto për sezonin 2025-2026.
Lojtari është plotësisht i hapur për këtë transferim në Serinë A, pas kontakteve pozitive mes palëve në orët e fundit. Modriç u largua nga Reali i Madridit disa ditë më parë, pas aventurës 13 vjeçare me spanjollët, ku fitoi gjithçka, teksa do të tentojë të japë kontributin e tij të çmuar te Milani i Igli Tares.
Modriç u largua nga Reali i Madridit disa ditë më parë, pas aventurës 13 vjeçare me madrilenët, ku fitoi gjithçka, teksa do të tentojë të japë kontributin e tij të çmuar te Milani i Igli Tares.
Milani këmbëngul sepse Modriç është padyshim një kampion, por, përveç kësaj, ai do të ishte menjëherë një lider teknik dhe i dhomës së zhveshjes. Një futbollist i stilit të vjetër që Milani i ka pasur traditë dhe me një CV shumë të pasur. Ai është i respektuar në të gjithë botën për klasin, seriozitetin dhe personalitetin e tij. Me Modriç në dhomën e zhveshjes, do të ishte pak më e komplikuar për shokët e tij të ekipit të mbërrinin vonë në një seancë stërvitore ose të izoloheshin gjatë një pushimi duke parë tik tok…
Lini një Përgjigje