TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2025, 20:13

Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, Tizhani Rejinders kalon te Siti duke iu afruar rekordit të Kaka

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, Tizhani Rejinders kalon te Siti duke

Tizhani Reijnders do të jetë një futbollist i Mançester Sitit që në Botërorin e Klubeve dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i palëve për transferimin e mesfushorit të Milanit te klubi anglez.

Palët negocionin prej javësh, por klubi i Mançester Sitit nuk dukej se ishte pranë një akordi për kërkesat që kishin kuqezinjtë. Me afrimin e Igli Tares, gjërat kanë ndryshuar pasi me drejtuesin shqiptar janë shpeshtuar kontaktet. Në fund, Pep Guardiola ka insistuar që të ketë Reijnders që në javët e ardhshme dhe Igli Tare e ka bindur që të plotësohen kërkesat e italianëve sa i përket pagesës për të.

Mediat italiane raportojnë se është gjetur akordi për transferimin për 65 milionë euro të mesfushorit holandez te Mançester Sitit, një shifër e konsiderueshme që i afrohet rekordit për transferimin më të shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, atë të Kaka i cili kaloi te Reali i Madridit për 67 milionë euro.

tizhani reijnders milan mançester siti

Lini një Përgjigje