
Skuadra e Sarbruken është kthyer në “vrasësin e të gjigandëve” në Kupën e Gjermanisë. Ekipi i Kategorisë së Tretë Gjermane bëri bujë pak kohë më parë duke eliminuar Bajernin e Mynihut. Sot, ata kanë përsëritur të njëjtën gjë duke eliminuar edhe Eintrahtin e Frankfurtit.
Skuadra në përbërje të të cilit është mesfushori i Shpresave, Tim Civeja, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në fazën 1/18 të Kupës së Gjermanisë ndaj Eintrahtit të Frankfurtit. Sarbrukut iu anulua një gol në pjesën e parë të ndeshjes, por ia doli të shënonte dy të tjerë në të dytën, për të mbyllur sfidën me fitoren 2-0.
Kështu, kjo skuadër ia doli të kalonte në çerekfinalet e turneut, duke qenë padyshim surpriza e vërtetë e këtij edicioni në Kupën e Gjermanisë.
Lini një Përgjigje