TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 17:15

Zgjodhi Bolonjën për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Europës, zbulohet paga që do të përfitojë Kristjan Asllani tek ekipi i ri

Shkruar nga Pamfleti

Zgjodhi Bolonjën për shkak të pjesëmarrjes në

Sipas mediave italiane, dita e sotme do të jetë vendimtare për transferimin e Kristjan Asllanit te Bolonja. Raportohet se Bolonja po punon për një ofertë prej 12-13 milionë euro për të siguruar shëbrimet e mesfushorit shqiptar nga Interi, disi më e ulët nga kërkesa e zikaltërve, e cila përkon me 16-18 milionë euro.

Destinacioni në fjalë mësohet të jetë pranuar nga Kristjan Asllani, pasi skuadra e Bolonjës këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Europës. Për shqiptarin ka qenë gjithmonë prioritet që të jetë pjesë e një ekipi, i cili luan në kompeticionet europiane. Më tej, bëhet e ditur edhe rroga që “regjisori” i Kombëtares do të marrë te klubi i ri.

Saktësisht 1.5 milionë euro, ndërsa do të rritet gradualisht deri në 1.8 milionë euro. Po ashtu, kontrata pritet të jetë 5-vjeçare.   

kristjan asllani mesfushori shqiptar bolonja

Lini një Përgjigje