TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 17:55

Broja dhe Kumbulla të huazuarit kuqezi që janë në shitje, situata m e 2 futbollistët e kombëtares në prag të hapjes së merkatos verore

Shkruar nga Pamfleti

Broja dhe Kumbulla të huazuarit kuqezi që janë në shitje,

Sa vjen e i afrohemi fundit të sezonit, rriten zërat edhe për të ardhmen e atyre futbollistëve të cilët janë në dilemë se ku do ta vijojnë karrierën e tyre.

Një rast është Armando Broja, i cili është në huazim nga Çelsi tek Evertoni dhe në fund do të vendoset e ardhmja e tij.

Sulmuesi shkoi i dëmtuar dhe ka kohë edhe pak ndeshje për të bindur drejtuesit e klubit që të blejnë kartonin e tij nga Çelsi. Një rast i njëjtë është edhe ai i Marash Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares po zhvillon një sezon fantastik në Spanjë deri më tani.

Si pjesë e Espanjolit në La Liga, ai ka bindur drejtuesit e klubit që të investojnë në merkaton e verës. Kumbulla është në pronësi të Romës dhe drejtuesit duhet të ulen për të negociuar për shifrën që mund të mbajë përfundimisht Marashin në Barcelonë.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare marash kumbulla mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje