Në gjurmët e Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri zgjedh Belgjikën - Sport
Sport15 Maj 2018, 17:47

Në gjurmët e Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri zgjedh Belgjikën

Shkruar nga Pamfleti
Në gjurmët e Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri zgjedh Belgjikën

Në gjurmët e Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri zgjedh Belgjikën

Pak javë më parë u zyrtarizua kalimi i talentit të Luftëtarit, Kristal Abazaj, për te klubi i Anderlechtit, në kampionatin belg, kartonin e të cilit e zotëron ekipi i Skënderbeut, që e kishte lënë te gjirokastritët në formë huazimi.

Por, tashmë Belgjika po kthehet në një destinacion të preferuar të lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar. Ai i radhës është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, i cili pritet t’u japë lamtumirën verilindorëve për të kaluar te skuadra e KVV Oostendes.

Zyrtarizimi i këtij transferimi ka ardhur nga klubi belg, përmes faqes zyrtare, ku njoftohet se sulmuesi shqiptar ka arritur marrëveshje për 3 sezonet e ardhshme me këtë ekip.

“Njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me Sindrit Gurin, sulmues shqiptar që luan në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me Kukësin, teksa këtë sezon është edhe golashënuesi më i mirë. Guri, 24 vjeç, do të nënshkruajë për 3 sezonet e ardhshme me klubin tonë, ndërsa këto ditë pritet të vijë për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg./t.ch/

Sport