TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2025, 19:02

Berisha nuk pranon zgjedhjet, Minxhozi: Të heqë dorë nga partia, po justifikon humbjen e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk pranon zgjedhjet, Minxhozi: Të heqë dorë nga partia,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se zgjedhjet nuk do t’i pranojë, por se shtatori do ta gjejë sërish brenda sallës së Kuvendit.

Analisti Skënder Minxhozi tha se ajo që pohon Berisha nuk ka logjikë, ndërsa shtoi se kjo qasje e tij mund të lexohet si një lojë fjalësh për të justifikuar humbjen e 11 majit dhe për t’i paraprirë reagimeve brenda partisë.

Ai u shpreh gjithashtu se edhe neni “Basha” i shkruar në statutin e PD parashikon që kryetari duhet të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme.

“Ajo që thotë Berisha nuk ka logjikë. Ne dimë që shumë rrallë, që përveç vitit 2005, kur Nano humbi, humbësi ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Berisha thotë nuk njoh zgjedhje, por ai vetë dhe të tjerët do paraqiten në Kuvend në seancë. Çfarë është kjo? Kjo është pranim i zgjedhjeve, por përpiqen të justifikojnë humbjen. Sa herë që këta zotërinj Berisha dhe Meta kanë humbur zgjedhjet, këta kanë thënë se ne do të jepnin dorëheqjen, por ne do ta jepnim dorëheqjen duke pasur një humbje të ndershme, pa shkelje dhe pa manipulime. Kjo është një lojë fjalësh. Berisha kërkon që t’i dalë përpara atij reaksioni zinxhir brenda partisë, i cili në rast pranimi të rezultati do të shpërthente. Berisha po justifikohet për humbjen”, tha ai për “Abc News”.

Më tej, Minxhozi theksoi se Sali Berisha është pengesa që nuk e lejon PD të krijojë rentabilitetin e duhur dhe kjo sipas tij, ka krijuar largimin e elektoratit.

“Për shkak të konsumit të skajshëm për shkak të interesave personale të vendosura mbi, ai është bërë pengesa madhore për rentabilitetin e partisë, për peshën elektorale, për peshën e munguar që ajo ka në elektorat.  Unë do doja që jeta parlamentare të ishte aktive”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje