Ndryshe nga Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, ‘Perëndimi’ për shqiptarët nuk duket të jetë në asnjërin krah të murit...
Besnikëri, servilizëm dhe bindje pa kushte, këto janë disa nga ‘virtytet’ që të garantojnë një ngjitje të shpejtë në partitë e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Për ata që braktisin këto ‘virtyte’, ka denigrim publik, kërcënime dhe përjashtime, të gjitha këto në nivele të ndryshme.
Zhvillimet e fundit në dy kampet politike, atë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nxjerrin në thelb se stili me të cilin Rama dhe Berisha drejtojnë partitë e tyre i ngjan “Des Führerprinzip”, doktrinës themelore në Gjermaninë naziste.
“Des Führerprinzip” (Parimi i Udhëheqësit) ishte një doktrinë që kërkonte që autoriteti absolut të ishte në dorë të ‘Führeri’ (udhëheqësit), me bindje të padiskutueshme nga të gjithë vartësit.
Doktrina bazohej në katër kolona;
1-Autoritet Absolut: Führeri ishte burimi përfundimtar i të gjithë pushtetit ekzekutiv, ligjit dhe formulimit të politikave brenda partisë dhe shtetit.
2-Hierarki dhe Bindje: Struktura ishte një piramidë me Führerin në krye dhe udhëheqës vartës të cilët sundonin sferat e tyre përkatëse dhe që kërkonin bindje të pakushtëzuar nga ata poshtë tyre.
3- "Vullneti" mbi Ligjin: Doktrina në thelb përkthehej; ajo që Führeri urdhëron është ndërgjegjja jonë, duke zëvendësuar proceset formale ligjore me komandën e personalizuar të udhëheqësit.
4- Eliminimi i Demokracisë: Kjo doktrinë shfuqizonte proceset demokratike, duke zëvendësuar zyrtarët e zgjedhur me besnikë të emëruar.
Duke parë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, mund të thuhet me plot gojë se po flasim për një pasqyrë të doktrinës naziste. Si Rama ashtu edhe Berisha, kanë eliminuar të gjithë mendjet kritike, zërat kundër dhe figurat të cilat u rrezikonin pushtetin ndër vite. Më pas vendin e tyre e kanë mbushur me servilë, besnikë të verbër dhe “yes man”-ë, duke i kthyer partitë në bunkerë personalë.
Efektet e gjithë këtij sistemi i vuajnë qytetarët, të cilët prej vitesh ndodhen pa përfaqësues të denjë në Kuvend, të cilët ngrenë kartonat vetëm për interesa personale dhe të një rrethi të ngushtë njerëzish afër qeverisë. Dhe nga ana tjetër, pa një opsion të shëndetshëm për të bërë rotacion.
Në këto kushte, ndryshe nga Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, ‘Perëndimi’ për shqiptarët nuk duket të jetë në asnjërin krah të murit./Pamfleti
Me ty jam Pamfleti, esht’ nje shkrim shum’ i verteti,hajdut Edi e hajdut Sala popullit i bejn’ te fala!
Nga viti 1985 e deri më sot, shteti drejtohet sipas parimeve të një llozhe masonike vendore.
ske cfare te thuash me teper....PAMFLET....fiks.... aktualitet sjelle e rifreskuar nga dyshja RAMA SALI.....TURP MODERN me regulla te vjetra ku njerzimi ka vuajtur dhe e ripeson dhe nuk ze mend..... dhe kjo dyshe tenton ti perserise pa piken e vrasjes se ndergjegjes duke na treguar qe sa po te humbni vemendjen apo kujdesin mbi jetet tuaja dhe te keni besim te tepruar tek nje politike apo politikane qe ju veshin syte me shume genjeshtra dhe pak pune ....ne HITLERET jemi aty per tju treguar se ju smeritoni me shume....historia po e riverteton kte teze....HITLERET e rinj jane aty te heshtur deri sa gjejne budallallikun ne njerz qe flen gjume me sy hapur ...deri ne piken sa i marin frymen ....dhe kur zgjohen eshte teper vone .... demet behen te pariparueshme...historikisht fatalitet....dale nga komunizmi si LIDHJERE dhe perfundojne ne fashizem te RIDHJERE......ku dhe njerzit sjane pa faj sepse popujt me injorancen e tyre pjellin LIDHJERE TE TILLE....historikisht dhe me pas pendohen....FATALITET HISTORIK