Aktualitet12 Korrik 2023, 18:21

“Fola para 5 minutash me të”, avokati i Ahmetajt: Nuk kam dijeni për vendndodhjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Fola para 5 minutash me të”, avokati i Ahmetajt: Nuk kam

Avokati i ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ka deklaruar para mediave se klienti i tij është larguar jashtë vendit për çështje personale.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët lidhur me vendndodhjen e klientit të tij dhe se kur kishte komunikuar për herë të fundit me të, avokati Visha është shprehur se nuk ka dijeni se ku ndodhet Ahmetaj, por shtoi se kishte komunikuar me të 5 minuta më parë.

Jashtë vendit është larguar për cështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim… nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, tha avokati Visha ndër të tjera. 

ahmetaj avokati