TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 15:17

Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje

Shkruar nga Pamfleti
Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë
Tare në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit, Igli Tare, është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Tare u paraqit paraditen e së enjtes në ambientet e SPAK, ku iu komunikua statusi i personit nën hetim për veprën penale të dyshuar të pastrimit të parave.

Pas rreth pesë orësh e gjysmë marrje në pyetje, Tare u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë deklarata për mediat.

Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga prokurori Dritan Prençi, SPAK ka sekuestruar një vilë me vlerë rreth 145 mijë euro në resortin turistik “White Rocks” në Dhërmi. Sipas dyshimeve të hetuesve, prona mund të jetë regjistruar në emër të Igli Tares për të fshehur pronësinë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të verifikuar rrethanat dhe lidhjet e mundshme të kësaj pasurie me personat e përfshirë në dosje. Deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë, të gjitha dyshimet mbeten në fazë hetimi.

 

tare spoak

Lini një Përgjigje