
Sllovakia shprehu mbështetjen e saj për qëndrimet italiane në kuadër të vendimit paraprak në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian mbi konceptin e vendit të sigurt të origjinës. Të dy vendet njohën rëndësinë e zgjidhjeve inovative si ajo që Italia lançoi me Shqipërinë
Pas Bashkimit Europian dhe Gjermanisë, edhe Sllovakia duket se mbështet skemën Meloni për kampet e emigrantëve në vendet e 3-ta të sigurta, sikundër ndodhi me vënien në funksion të qendrave të pritjes dhe akomodimit të emigrantëve në Gjadër, që sot funksionojnë si CPR.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar me homologun sllovak, Robert Fico, ku një nga pikat e diskutuara ishte ajo e emigracionit.
Në takimin e zhvilluar në Palazzo Chigi, të dy Kryeministrat shprehën kënaqësinë për intensitetin dhe cilësinë e dialogut politik, institucional dhe të ekspertëve midis Republikës Italiane dhe Republikës Sllovake.
Të dy udhëheqësit - thuhet në një deklarata e përbashkët - kanë vlerësuar pozitivisht dinamikën pozitive të bashkëpunimit dypalësh dhe interesin e ndërsjellë në thellimin e tij të mëtejshëm në sektorë të tillë si automatizimi, teknologjitë inovative, infrastruktura e transportit, energjia e rinovueshme dhe energjia bërthamore e gjeneratës së re. Në këtë drejtim, ata mirëpritën me kënaqësi perspektivën e zhvillimit dhe ndërtimit të reaktorëve bërthamorë të përparuar të gjeneratës së katërt.
Në mbrojtje, ata konfirmuan interesin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë projektet që synojnë forcimin e industrisë së mbrojtjes, mbështetjen e rritjes ekonomike dhe kontributin në rritjen e sigurisë së tyre.
Meloni dhe Fico patën gjithashtu një shkëmbim pikëpamjesh mbi prioritetet kryesore të axhendës së Bashkimit Evropian.
Lidhur me menaxhimin e flukseve të migracionit, ata pohuan rëndësinë e luftimit të migracionit të parregullt dhe bënë thirrje për rritje të bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit.
Sllovakia shprehu mbështetjen e saj për qëndrimet italiane në kuadër të vendimit paraprak në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian mbi konceptin e vendit të sigurt të origjinës.
Të dy vendet njohën rëndësinë e zgjidhjeve inovative si ajo që Italia lançoi me Shqipërinë.
Kampet e ngritura në Gjadër bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni kanë tërhequr vëmendjen e disa prej vendeve të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Në mesin e muajit maj, Kryeministri britanik Keir Starmer, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, hodhi idenë për ngritjen e kampeve nga Mbretëria e Bashkuar, të ngjashme me ato të Italisë, por u refuzuar nga Kryeministri Edi Rama.
Në anën tjetër, Qeveria gjermane duket se ka shfaqur interes për mënyrën e re të gjetur nga Meloni, ndërsa kancelari Merz ka diskutuar të paktën dy herë me homologen italiane, lidhur me mënyrën e funksionimit të tyre. Brukseli gjithashtu ka mbështetur gjetjen e Melonit, e cila në anën tjetër po përballet me një seri vendimesh nga Gjykatat italiane, dhe së fundmi edhe nga ajo e Kasacionit, që nuk e legjitimojnë skemën, edhe pse Kryeministrja i shndërroi qendrat nga akomoduese për emigrantët e paligjshëm që kapen në det, në CPR, ku strehohen emigrantët që do të deportohen për shkak se kanë humbur të drejtën e azilit.
Por në aspektin politik, idea e Melonit duket se po gjen mbështetje, veccanërisht në vendet anëtare të BE-së që kanë pasur politika të ashpra ndaj emigracionit. Deri më tani, Kryeministri Edi Rama i është përmbajtur qëndrimit se marrëveshja mes Qeverisë së tij dhe asaj italiane, nuk do të përsëritet me ndonjë shtet tjetër, por nuk dihet se ccfarë mund të ndodhë, nëse BE i kërkon zyrtarisht Ramës hapjen e kampeve akomoduese për emigrantët e paligjshëm, duke i ofruar si kompensim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Union. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje