Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 18:34

“Kishte fytyrë dylli me asnjë mimikë”, Karamuço: Naim Murseli me çrregullime, shkoi në hotel me 5 yje pasi ju vra gruaja

Shkruar nga Pamfleti

“Kishte fytyrë dylli me asnjë mimikë”,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço gjatë një interviste foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë. Duke analizuar vrasjen e Liridona Ademajt, Karamuço bëri një profil të Naim Murselit, për të cilin tha se vuan nga çrregullimi i personalitetit narcistik.

Sipas tij qëndrimi që Naim Murseli mbajti gjatë gjithë kohës nxjerr në pah këto çrregullime mendore. Karamuço shprehet se shenjat shfaqen me kohë dhe kur ngjarja ndodh duket si një skenar filmi.

“Për mendimin tim, ka një çrregullim të personalitetit narcistik. Ka një tendencë të madhe për t’u bërë protagonist, e për të marrë lavdi, e për t’u adhuruar. E vuajnë shumë abandonimin, braktisjen, e nga kjo ata bëhen shumë agresivë. Familjen e lënë mënjanë. Por të flasësh për motive të tjera, siç janë siguracioni i jetës, a një person i tretë siç përflitet, a një veprimtari e paligjshme që e kishte marrë vesh e ndjera, etj etj, duhet të hetohen nga Prokuroria këto, siç po e bën. Por, si personalitet, duhet të ketë një shkak shumë të fortë, që unë të shpreh të gjitha ato çrregullime që kam, që nuk marr parasysh nënën e fëmijëve, traumat e fëmijëve që do t’i kenë gjatë gjithë jetës. E po ashtu, kanunin që ne e kemi. Këta njerëz mund të tentojnë të vrasin edhe veten, mund të sulmojë dhe të burgosurit e tjerë.

Shikoni, janë disa fenomene të cilat vinë edhe si aspekte të kulturës së një komuniteti. Në përgjithësi, burrat e veriut janë më të vetëpërmbajtur në kuptimi ne atyre rityeve që duhet të kryejnë, nuk qajnë, e mbajnë veten shumë dhe janë të ftohtë. Por ky ishte më i ftohtë seç duhet. Kishte një fytyrë dylli që nuk lëvizte asnjë mimikë. Dhe pastaj dinamika që ndodhi më pas, ky shkon në hotel me 5 yje, porosit mëngjesin, nuk vuan asnjë nga pikpamja fiziologjike. Nuk vuan asnjë stres. Është e gjitha pjesë e këtij çrregullimi kaq të madh. Edhe ky duhet analizuar deri në çfarë mase e ka këtë çrregullim. Jo për ta përjashtuar nga ana penale, por për ta gjetur një shkak më të madh. Është një elemnt, si është lindur. Këto ose lindin, ose fitohen, që më pas krijohen këto monstra, dhe ngjajnë si skenarë filmash”, tha Karamuço në “Top Talk”.

ervin karamuço liridona ademaj naim murseli