Aktualitet31 Maj 2023, 07:44

Kthjellime deri në mesditë, pjesa dytë e ditës me vranësira dhe reshje shiu; parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime deri në mesditë, pjesa dytë e ditës me

Kthjellimet do të dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë kut priten kalime vranësirash, më të theksuara në zonat Veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. 

Pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë sërisht rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike, nuk do të mungojnë edhe momentet e breshërit në zona të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.

moti