Aktualitet30 Maj 2023, 22:33

“Mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovë”, Haklaj: Situata në veri dramatike

Shkruar nga Pamfleti

“Mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në

Përplasjet në veri të Kosovës mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, ka qenë ngjarja kryesore ku është fokusuar vëmendja e gjithë Ballkanit dhe Perëndimit.

Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-deputeti Azgan Haklaj, duke komentuar tensionet e fundit, u shpreh se mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovës, ndërsa shtoi se situata është mjaft dramatike.

Situata duket mjaft dramatike në Kosovë. Mijëra ushtare të Wganer kanë hyrë në Kosovë. Shërbimet izraelite kanë konfirmuar se një pjesë e madhe e tyre kanë hyrë në Kosovës dhe kanë hyrë me ambulanca. Nëse sheh sulmet ndaj paqeruajtësve janë strukturat kriminale. Janë përfaqësuesit e Vuçiç”, tha Haklaj.

haklaj kosova wagner