TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 15:31

Ku gabuan vrasësit e Edmond Mëhallës? Artan Hoxha: Dukej qartë që nuk ishte dorë e krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti

Ku gabuan vrasësit e Edmond Mëhallës? Artan Hoxha: Dukej

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjen e regjistruar në Elbasan ku mbeti i vrarë biznesmeni Edmond Mëhalla.

Hoxha e lidhi vrasjen me ngjarjet e fundit të ndodhur në vend ku mbetën të vrarë disa persona ndërsa theksoi se hetimet nuk kanë arritur të arrestojnë autorët.

Ai shtoi se vrasjet e mëparshme kanë lidhje me krimin e organizuar dhe se dallohet se ku ka dorë një grup i strukturuar ose konflikte ortakësh siç ka ndodhur në rastin e Elbasanit. Gazetari shton se në Elbasan kohët e fundit ka rënë një qetësi pasi dy grupet e reja kanë fituar luftën me grupet e vjetra duke marrë kontrollin e qytetit.

Elbasani është një arterie shumë kyçe nga veriu në jug nga lindja në perëndim kryqëzohen ne këtë qytet. Plus edhe për fuqinë financiare që arritën grupet e Elbasanit sidomos 5-6 vitet e fundit për fuqinë financiare qe garantuar.

Edhe një pjesë e mirë i shohim në gjykim e sipër del niveli i intrigave që kanë qenë me njërit-tjetrin. Panorama që shohim është tragjike dhe u përkthye në bilanc vrasjes së njëpasnjëshme. Problemin më të madhe e kemi me ngjarjet e rënda që kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha Hoxha në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun.

Lini një Përgjigje