Muli i PD-së ka zgjedhur të bëjë të fortin me një oficer Garde, të cilit i vendos grushtin në nofull, ndoshta dhe për tu dukur paksa si ‘boksier’...
Shpesh në sallën e Kuvendit ndodhin incidente që shkojnë deri në fyerje dhe përplasje. Në jo pak raste, mllefi i deputetëve shfryhet drejt oficerëve të Gardës që kryejnë detyrat në sallën e Kuvendit. Ato ndërhyjnë sa herë ka tensione, mundohen të shmangin përplasjet fizike mes deputetëve, apo të ndalin mësymjet e tyre drejt vendeve ku ulen Kryeministri dhe ministrat.
Një foto e publikuar nga Ilir Kulla, analist dhe ekspert në fushën e sigurisë, tregon pikërisht një moment tensioni, ku protagonist është Flamur Noka, deputet prej disa mandatesh, por që duket se nuk ka mësuar ende rregullat elementare të sjelljeve.
Nën petkun e deputetit, Noka bën të fortin brenda sallës, por jo me kolegët e tij deputetë qoftë të mazhorancës ashtu edhe të partive të tjera.
Muli i PD-së ka zgjedhur të bëjë të fortin me një oficer Garde, të cilit i vendos grushtin në nofull, ndoshta dhe për tu dukur paksa si ‘boksier’.
Pothuajse ngjitur me gardistin që i ka vendosur grushtin në nofull, ndodhet një tjetër oficer i Gardës, me të cilin dikur ka pasur një tjetër përplasje. Por, në këtë përplasje nuk i ‘ndezi’, pasi thuhet ne Noka deputet i kërkoi falje gardistit, që e kishte lagur me ujë, në një nga ato seancat që opozita ndizte flakadanë në sallën e Kuvendit.
“O deputet ai oficeri që i ke drejtuar grushtin është Aurel Kaja, djalë i dy prindërve shumë të mirë, prind i 2 fëmijëve, kampion kombëtar me ekipin kombëtar të volejbollit, me origjinë malësor më shumë se ty, dhe burrë më shumë karakter!
Po të jesh aq cub drejtohu me grusht ndaj tjetërkujt të gjatë apo të shkurtër apo ndaj oligarkëve që si përmedni dot as emrat.
Turp-parlament!”, shkruan Ilir Kulla në rrjet, duke postuar foton.
Ndoshta për deputetin Noka apo për Mulin e PD një moment i tillë, i fiksuar në foto, mund t’i shërbejë për të pasuruar CV-në, në përleshjet e herëpashershme që shfaqet herë duke u hakërruar punonjësve të thjeshtë të policisë, dhe herë atyre në sallën e Kuvendit. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje