TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 20:53

Operacioni "Ura", gazetari: Italia i dha në pjatë autoriteteve shqiptare gjithë emrat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni "Ura", gazetari: Italia i dha në pjatë

Një operacion i madh anti-drogë, i koduar ‘Ura’, është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, ku janë lëshuar 52 urdhër arreste.

Menjëherë pas tij, një tjetër aksion ka çuar në arrestimin e 7 personave të përfshirë në krimin e organizuar, mes tyre Xhevdet Plaku dhe Flobens Meçe.

Për të diskutuar këto operacione dhe kush janë njerëzit që kontrollojnë krimin në Shqipëri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte gazetari Julian Kasapi. Ai deklaroi se dosja erdhi e kopsitur nga prokuroria Italiane dhes e autoritete shqiptare kishin për detyrë vetëm të zbatoni urdhër arrestet.

"Operacioni "Ura', por dhe operacioni i mesditës së sotme i policisë së Durrësit, janë për tu përshëndetur sepse në të vërtetë operacioni i dytë, ai i policisë së Durrësit arrestoi persona të cilët ishin të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër dhe të dosjes "Plumbi i Artë'. Ndërsa operacioni "Ura", i zhvilluar nga autoritetet Italiane të cilët dhe njëherë treguan se dinë të bënë hetime gjithëpërfshirëse, të cilat zgjaten në kohë edhe deri në 5 vite goditi një ndër grupet më të rëndësishme dhe fuqishme i cili ka operuar përgjatë 10 viteve të fundit.

Operacioni i dytë mes emrave është Xhevdet Plaku, i cili mbante edhe 25 identitete të tjera, i arrestuar nga burgjet italiane dhe jetonte i lirë mesa duket në Shqipëri. Plaku përveç trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike mbi të rëndojnë dhe akuzat e vrasjes, për një vrasje të ndodhur në vitin 2010 dhe për të cilën në 2019 ishte organizuar një atentat ndaj Plakut i cili dështoi. Mes emrave të tjerë, një emër interesant është dhe ai i Flobens Meçias. Meçia del në përgjimet e SKY ku i kërkohet nga ana e fisit Çopia të bëj ekzekutimin e një prej eksponentëve të tjerë, i cili tashmë edhe ai është i arrestuar nga SPAK. Bëhet fjalë për Erion Alibejin.

Në mendimin tim, operacioni më i fortë, ai që ka goditur një nga grupet e paprekshme në shqipëri për gjatë 10 viteve të fundit është operacioni "Ura", ku hetimi italian i dha në pjatancë autoriteteve shqiptare gjithë emrat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar", u shpreh Kasapi.

Lini një Përgjigje