Aktualitet 3 Mars 2024, 16:29

Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Ditën e Hënë, të Martë dhe të Enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e Mërkurë dhe të Premte reshjet parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme kthjellimesh dhe orëve me diell.

Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë

Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për

reshje shiu debore parashikimi i motit jave