
Bashkia e Lushnjes do të nisë nesër verifikimet në bizneset dhe banesat e dëmtuara, si pasojë e shpërthimit të së premtes në kantierin e ndërtimit, ku humbën jetë babë e bir dhe u plagosën disa të tjerë.
Ka qenë kryebashkiakja Eriselda Sefa, e cila ka deklaruar tha se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.
Ndëkrohë lidhur me ngjarjen, 3 të plagosur nga shpërthimi vijojnë që të jenë ende në spital. Sokol Lumi dhe deputeti i PS Bujar Çela, që ndodhen ende nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës.
Në spitalin e Lushnjës aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla në duar. Ndërsa kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.
Lini një Përgjigje