
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka treguar mënyrën si Federica Mogherini u ngjit në politikën italiane dhe më vonë në postin e kryediplomates së Bashkimit Europian.
I ftuar në “Të Pashoq”, ai u pyet mbi arrestimin e diplomates italiane. Kulla tha se Mogherini nuk tregoi talent politik dhe se promovimi i saj erdhi si rezultat i lëvizjeve të brendshme të Matteo Renzit në Partinë Demokratike të Italisë.
Kulla tha se Mogherini punoi si tekniciene në strukturat e jashtme të Partisë Demokratike. Ai shpjegoi se Renzi vendosi ta ndalonte rikthimin e Massimo D'Alemas në skenën kryesore të diplomacisë italiane dhe më pas edhe kandidimin e tij për postin e lartë në Bruksel. “Njeriu që përfitoi ishte Mogherini, pavarësisht se ajo nuk kishte asnjë talent politik”, tha Kulla. Ai përmendi se presidenti Napolitano kundërshtoi emërimin e Mogherinit si ministre të jashtme.
Ilir Kulla: Federica Mogherini është një njeri që ka çuditur shumë kënd kur u bë ministre e jashtme e Italisë. Ajo u bë ministre e Jashtme, ka punuar pra si tekniciene në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Demokratike të Italisë, që është e majta në Itali. Dhe njeriu që e promovoi është Matteo Renzi, i cili në atë kohë ishte edhe, si me thënë, sekretar, kryetar i partisë, edhe më vonë kryeministër. Renzi duke patur një shef politik shumë të fortë si Massimo D'Alema, që ishte ish-lideri dhe ish-kryeministri, ai vendosi të bllokojë vajtjen e D'Alemas për ministër të Jashtëm dhe më vonë edhe për komisioner të marrëdhënieve me jashtë në Bruksel dhe njeriu që përfitoi ishte Mogherini, pavarësisht se ajo s'kishte asnjë talent politik. Kaq e vërtetë është kjo gjë, saqë presidenti Napolitano në atë kohë nuk ka dashur që kjo të bëhej ministre e jashtme. Por shakatë politike dhe unë them që ishte epoka e xhonturqve, pra, ishte epoka kur kishte filluar që të promovoheshin populistët. Dhe Renzi për t'i bërë ballë populistëve mendonte se duke gjetur dy-tre figura të reja, në njërën anë do mënjanonte D'Alema-n, pak a shumë si ajo që bëri Rama me Nano-n në atë kohë. Dhe në anën tjetër do mendonte që këto do ishin figura që do jepnin... dhe ajo zonja në fakt bëri një pesë vjet kështu prej lideri pa bërë lider të politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Shumë e indoktrinuar me idetë post-komuniste, pra të majtës së re, dhe nuk la ndonjë gjurmë.
Lini një Përgjigje