Aktualitet 1 Tetor 2023, 14:10

U përmend në dëshminë e Artan Tafanit, flet avokati: Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur, do më kishte vrarë 100 herë

Shkruar nga Pamfleti

U përmend në dëshminë e Artan Tafanit, flet avokati:

Adriatik Doga avokati i përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ka folur ditën e sotme për bandën e Laert Haxhiut.

Avokati shprehet i shokuar gjatë intervistës në "Breaking"  duke theksuar se asnjë organ nga Policia e Shtetit nuk i ka ofruar mbrojtje pas përmendjes së emrit në dëshminë e Tafanit.

”Me Marjus Tafanin jam takuar 3 muaj më parë. Kemi pirë kafe. E kam kushëri dhe nuk e mendoj kurrë se kam qenë shënjestër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu, të cilin nuk e njoh. Me babanë e tij përshëndetem në Lushnje, por Laert Haxhiun e njoh vetëm për fytyrë. Marjus Tafani është përdorues i lëndëve narkotike dhe deklaratën e tij e quaj trillim. Familja ime është e tmerruar”.

Ndër të tjera avokati Doga i pyetur nga moderatorja nëse ka pasur klientë nga banda e Aldo Bares përgjigjet: “Une kam klientë nga të gjitha palët. Kush më kërkon të ofroj shërbime e bëj patjetër. Jam takuar edhe me ish prokuroren e Lushnjes, e cila gjithashtu nuk ishte në dijeni se ishtë shënjester e Laert Haxhiut. Unë nuk kam frikë as nga Laert Haxhiu, as nga Aldo Bare. Do ndjek çdo hap ligjor. Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë për këtë të jeni të sigurt”, përfundon avokati Doga.