TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 14:58

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Rritet gatishmëria antiterror – Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për kërcënim nga grupe të lidhura me Iranin, njësitë e Antiterrorit dhe SHISH kanë intensifikuar masat, duke monitoruar objektet diplomatike, zonat me fluks të lartë qytetarësh dhe godinën e muxhahedinëve në Manëz.

Dosja “Partizani” në GJKKO – Avokatët e ish-Kryeministrit Sali Berisha kërkuan thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar. SPAK nuk kundërshton, por vendimi do të jetë i Gjykatës.

Meta-Kryemadhi – Etleva Deda caktuar relatore në dosjen ku akuzohen Ilir Meta, Monika dhe Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho e Ema Coku për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Gjykimi pritet të vlerësojë bashkëpunimin në këto veprime.

Plarent Ndreca në GJKKO – Seanca ndaj tij zhvillohet për “shkelje të barazisë në tenderë” gjatë kohës si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë – Gjykata rrëzon pezullimin e tij si drejtues i IMT Tiranë, pas kërkesës së Prokurorisë lidhur me një ndërtim pa leje në Farkë.

GJKKO dënon Marin Lekën – 39-vjeçari nga Lushnja dënohet me 1 vit e 2 muaj burg për ofrim të 500 eurove për votë në zgjedhjet e PD-së.

Aksion “blic” në Fushë-Krujë – Policia ka vendosur kontrolle për persona në kërkim, armë dhe drogë, duke monitoruar zonat kriminale dhe ato të kultivimit të kanabisit.

Studio tatuazhesh në bazë armësh – Arrestohet 44-vjeçari në Durrës; i sekuestruar municion luftarak dhe armë, dyshohet për furnizim të grupeve kriminale.

Djegia e makinës në Lushnjë – 39-vjeçari arrestohet për djegien e automjetit, porosinë e kishte dhënë një 28-vjeçar i cili është në kërkim.

Tentativa për vrasje në Shkodër – 32-vjeçari arrestohet në Tiranë pas dy muajsh në kërkim, dyshohet se tentoi të vriste një 21-vjeçar në Shkodër.

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë – Viktima gjendet me plagë në kokë; policia heton aksident të mundshëm ose ngjarje kriminale.

Itali/ Shqiptari i vë flakën ish-partneres – Dy të lënduar dërgohen në spital; autori 36-vjeçar dërgohet në paraburgim.

Lini një Përgjigje